Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi sot me tre vite burg për shpërdorim detyre ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, dënim i cili ulet në dy vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Gjithashtu Gjicit i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vite.
GJKKO dënoi me 1 vit burg edhe A.K., për prostitucion.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit, u arrestua më 24 qershor 2023 me urdhër të SPAK. Hetimi ndaj Gjicit nisi në 16 qershor, pas një videoje kompromentuese të publikuar në rrjetet sociale./ata