Në qarkun e Elbasanit ka përfunduar numërimi i kutive të votimit për anëtarë të Këshillit Bashkiak.

 

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, pas numërimit të 224 Qendrave të Votimit për Këshillin Bashkiak të Elbasanit, Partia Socialiste ka fituar 28 mandate, koalicioni ”Bashkë Fitojmë”, 12 mandate dhe Partia Demokratike 7 mandate.

 

Edhe për këshillin bashkiak të Gramshit ka përfunduar numërimi i 48 qendrave të Votimit ku PS ka fituar 6 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 2 mandate dhe Partia Demokratike 2.

 

Në Belsh, PS ka marrë 10 mandate për Këshillin Bashkia, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 2 mandate dhe PD 3 mandate.

 

Për Këshillin Bashkiak të Cërrikut, ku janë numëruar 58 kutitë e  votimit, PS ka marrë 11 mandate, koalicioni “ Bashkë Fitojmë” 3 mandate dhe PD 2 mandate.

 

Gjithashtu, ka përfunduar numërimi i votave për këshillat bashkiak edhe në Librazhd, Peqin dhe Prrenjas.

 

Në Librazhd,  PS ka marrë 13 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 3 mandate dhe PD 1 mandat.

 

Në Prrenjas pas numërimit të 39 QV-ve, PS ka marrë 9 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 3 mandate, PSD 3 mandate dhe PD 1 mandat.

 

Në Peqin, PS ka fituar 9 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 4 mandate, PD 3 mandate, 2 mandate ka fituar Partia Republikane, dhe nga një mandat, Partia Agrare Ambientaliste, Aleanca Liberale e Djathtë dhe Partia Social Demokrate./ATSH