Deputetja ePD-së, Flutura Açka ka folur pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar ku tha se procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së do të vijojë. Sot në mbledhje janë zgjedhur 8 anëtarët e komisionit zgjedhor. E pyetur lidhur me bojkotin e 17 deputetëve në Këshill mes tyre edhe Bardhi, Açka u shpreh se është e drejta e tyre. 

 

“Ne zgjodhëm 8 anëtarët e Komisionit zgjedhor, procesi për kryetarin do të vijojë.

 

Çdo anëtar i Këshillit Kombëtar ka të drejtën të mbajnë qëndrimin e tyre. Referojuni statutit. Teknikalitetet janë të botuara. Sekretari i përgjithshëm ka kërkuar të mblidhet Këshillin Kombëtar. Bardhi, si një njeri që e dua dhe e çmoj shumë... më vjen keq që ju e quani refuzim, por kjo nuk nënkuptoj që partia ka luksin të humbë ndonjë anëtar të saj. Partia jonë ka qenë pjesë e këtyre institucioneve.

 

Do doja t’i bëja thirrje Bardit statuti qoftë edhe për postin e tij. Jam e distancuar, ja lë procesit.”- tha Açka.