Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur opozitës të cilët kërkojnë praninë e Ramës në Kuvend për çështjen e Arben Ahmetajt. Manja tha se ata po i shërbejnë krimit dhe se sot po thonë në seancë porositë që kanë marrë nga krimi. Ministri theksoi se heshtja e tyre nuk është dobësi, por është një respekt për drejtësinë dhe ligjin.

 

“Rri pa merak Flamur se edhe unë për procedurë e mora fjalën. Vazhdojmë me rendin e ditës sepse heshtja jonë sot ka të bëjë me respektin për drejtësinë, por jo për respektin e kësaj pjese sepse kur të mbërrijë puna për të na bërë moral për ndershmërinë, politikën, e drejtësinë një pjesë e juaja këtij është fundi i parlamentarizmit. Heshtja jonë ka të bëjë vetëm me patë për të cilën në korrik të 2016 u pajtuam për të bërë reformën në drejtësi. Kjo që i bëni ju është shërbimi më i mirë që ju i bëheni krimit, se këto porosi keni marrë nga krimi dhe mesazhin e krimit e sillni këtu. Retorika politike e këtij krahut të djathtë i shërben krimit. Nuk e ndihmon drejtësinë të bëjë punë e vet. Mos e merrni heshtjen tonë për dobësim, heshtja jonë është respekt për drejtësinë dhe ligjin”, tha Manja.