Ramazan Rraja ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë “Arrest me burg”.

 

Rraja akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Ramazan Rraja, u arrestua më 19 prill, teksa ishte i armatosur me pistoletë në brez e me fishekun në fole, gati për qitje. 30-vjeçari i shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijaku, u arrestua në një lokal në zonën e Fushë-Krujës.

Ramazan Rraja, sipas policisë që nga momenti i shpalljes në kërkim nuk është larguar në asnjë moment në Dubai, por fshihej në trekëndëshin “Durrës-Lezhë -Tiranë”.