Policia e Vlorës bën me dije se 44-vjeçari G.D., është proceduar penalisht për shkak se pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të fora një person.

 

 

Bëhet fjalë për shtetasin A.F., dhe gjithashtu i ka dëmtuar mjetin. Gjithashtu autoritetet kanë nisur procedim penal edhe ndaj 39-vjeçarit R.O., pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur kokainë.

 

 

NJOFTIMI:

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin B. A., banues në fshatin Tragjas, pasi më datë 19.06.2023, në ambientet e spitalit Vlorë, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, duke i penguar në kryerjen e detyrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin G. D., 44 vjeç, banues në Sarandë, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin A. F., si dhe ka dëmtuar automjetin e tij.    Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. O., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.