Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, vijon aksionin e prishjeve të objekteve pa leje në bregdet.

Aksioni i IKMT-së është përqendruar gjatë këtyre ditëve në Ksamil.

“Prej dy ditësh, në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është zhvendosur në Ksamil, duke prishur objekte pa leje në zona të ndryshme. Deri tani janë prishur nëntë struktura të ndryshme me funksione shërbimi”, njofton IKMT.

Në njoftimin e IKMT-së në rrjetet sociale thuhet se, operacioni nuk ka hasur në kundërshti nga qytetarët, të cilët në disa raste kanë bashkëpunuar me inspektorët duke çmontuar vetë objektet.

IKMT do të vijojë operacionin në këtë pjesë të bregdetit edhe në ditët në vazhdim.