Një 20-vjeçar me iniciale E. H. banues në Fier është arrestuar nga policia pasi qarkullonte me një armë zjarri automatik në kodrën e liqenit të fshatit Kurjan.
Sapo ka parë forcat e policisë i riu ka tentuar të fshehë armën e zjarrit automatike PMSH, por nuk ka mundur dot pasi është kapur në flagrancë.
Policia kanë ushtuar kontroll edhe në banesën e 20-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.