Postimi i fundit i Kim Kardashian në rrjetet sociale me djalin e saj, ku bien në sy dhëmbët e arit të Saint dhe një gjerdan floriri në qafën e tij, ka ndezur rrjetin dhe ka ndarë fansat në qëndrimet e tyre.

 

Kim postoi foton e djalit të saj 7 vjeçar të buzëqeshur, teksa në dhëmbin e tij të përparmë, ai mbante logon e Louis Vuitton në ngjyrë ari.

 

 

“Çfarë është kjo në dhëmbët e Saint. Edhe gjerdan?“, shkroi një fans i Reddit.

 

Kim kohët e fundit e ka ekspozuar shpesh djalin e saj të madh, teksa e kishte marrë me vete edhe në një ndeshje të Los Angeles Lakers.

 

 

Saint kishte veshur një fanellë basketbolli të të dashurit të tezes së tij Khloe, Tristan Thompson, ndërsa e shikonte duke luajtur në fushë.