Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas ceremonisë së betimit të kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në tarracën e institucionit.
Sipas Vasilit kjo tregon “hapur që nuk ka asnjë lidhje me ligjin funksionimin serioz dhe transparent të bashkisë”. Mes të tjerash Vasili thekson se Veliaj ka tmerr që të përballet me këshilltarët e opozitës.
DEKLARTA
Kryetari i bashkisë së Tiranës betohet në tarracën e bashkisë duke treguar hapur që nuk ka asnjë lidhje me ligjin funksionimin serioz dhe trasparent të bashkisë. Monizmi në Bashkinë e Tiranës ka marrë fund dhe Veliaj ka tmerr të përballet me këshilltaret e opozitës. Koha e abuzimeve ka marrë fund dhe ka ardhur koha e llogaridhënies deri në një.
Kryetari kusar i deklaruar i inceneratorëve, i asfaltit elektoral, i pishave 5500 euro, i grabitjes me qindra tendera korruptiv i pagatorit të gazetarëve këshilltarë ujësjellësi, i paguesit të miliona euro për propagandë mashtruese, të paguesit të mijëra parazitëve në Bashkinë e Tiranës, ai që i la fëmijët në shkolla me turne dhe që i bën qytetarët të marrin ujë me autobote është tani përballë këshilltarëve opozitarë që do të zbërthejnë deri në fund çdo aferë.
Ky kryetar, anti-ligj, vjedhës dhe shantazhues i deklaruar votash ka detyrimin që të betohet përpara këshilllit bashkiak në sallën zyrtare atje ku dhe vetë këshilli dhe të gjithë këshilltarët u konstituan. Betimi bëhet vetëm përpara këshillit dhe këshilltarëve në sallën e ngarkuar me ligj dhe as në tarracën e bashkisë, as te Lana dhe as në Surrel. Përpëlitjet e Erion Velisë janë të kota dhe ky skandal tregon frikën për t’i parë në sy këshilltarët opozitarë. Shkatërruesi i teatrit dhe hajduti i inceneratorit që nuk ekziston nuk i shmanget dot llogaridhëniës ndaj fillimi me turp i tij do të shënojë edhe fundin akoma më të turpshëm të këtij kryetari tarracash dhe jo kryetari institucioni. Faqe e zezë për këshilltarët bashkiakë rilindas, që pranojnë poshtërimin dhe përdhunimin e këtij karagjozi dhe llafazani grabitës dhe shpërdorues serial i taksave të qytetarëve të ndershëm të Tiranës.