Shqipëria pret të vizitohet nga të paktën 8 milionë pasagjerë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.

 

Zëvendëskryeministrja njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot nga Golemi, Durrës, se fluksi më i lartë i pasagjerëve do të jetë përgjatë sezonit veror.

 

Një e dhënë e Organizatës Botërore të Turizmit e renditi Shqipërinë të tretën në botë dhe në vend të parë në Europë, sa i takon rritjes turistike gjatë tremujorit të parë të vitit, krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon të suksesshëm veror.

 

Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2022 arriti 7.5 milionë, duke shënuar një rritje me 32.6 %, në krahasim me vitin 2021.