Një grua është gjetur e pajetë këtë mëngjes në një liqen në Mitrovicë.

 

 

Trupi i 56-vjeçares është gjetur rreth orës 07:30.

 

“Sot rreth orës 07:30 policia ka pranuar informatën, se në zonën e Liqenit Akumulues të lumit Ibër është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër rreth 56-vjeçare”, njofton policia.

 

 

Nuk dihen shkaqet e vdekjes së gruas, ndërkohë që për rastin ka nisur hetim “vdekje e dyshimtë”. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për zbardhjen e ngjarjes.