Ushtarët izraelitë plagosën 2 palestinezë gjatë një bastisjeje në qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në një deklaratë me shkrim, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se ka ndërhyrë tek dy persona të plagosur në bastisjen e kryer nga ushtarët izraelitë në qytetin e Jeninit.
Në deklaratë thuhet se të plagosurit janë transferuar në spital, por nuk janë dhënë informacione për gjendjen e tyre shëndetësore.
Dëshmitarët okularë njoftuan se forcat izraelite bastisën qytetin e Jeninit, veçanërisht kampin e refugjatëve në Jenin, të shoqëruar me buldozerë.
Dëshmitarët theksuan se në kamp u lëshuan sirenat ndërsa forcat izraelite vendosën snajperë në çatitë e shtëpive në kamp dhe ndërhynë kundër palestinezëve që kundërshtuan bastisjen.
Raportohet se numri i palestinezëve të ndaluar në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli nisi sulmet e dhunshme në Gaza, është rritur në 7.490.
Që nga 7 tetori, kur ushtria izraelite nisi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./aa