Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mbajti një fjalim këtë të enjte nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në lidhje me siuatën në veri të vendit.

 

Haradinaj në fjalën e tij pati tone kriktike për dy partive të tjera opozitare, PDK dhe LDK, ku u kërkoi të tregojnë se përse nuk e votojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti të iniciuar prej tij.

 

“E kemi humbur besimin, kanë filluar ndëshkimet dhe jemi dobësuar përballë të gjithëve… S’ka palë kundërshtare e jona që nuk e shfrytëzon këtë… Në një situatë si kjo më së paku një takim me dyer të mbyllura të udhëheqësve institucional me ata politik.

 

Pse ka hezitime për mocion…. Pse bre s’po keni guxim me thanë po e votojmë mocionin, çka po ndodh te opozita…ku e keni problemin kolegët opozitarë, PDK, LDK që po mendoni hala se kush përfiton prej mocionit…veç një përfitues është, Kosova dhe interesi ynë…”, u shpreh Haradinaj.

 

Sipas tij, deputetët nuk mund të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë, teksa marrëdhëniet me aleatët janë të përkeqësuara. “Unë nuk e kuptoj më këtë parlament. Ne jemi komik këtu nëse vijmë edhe sillemi sikur s’ka ndodh asgjë. Jemi duke u sjell me tallje ndaj të gjithë brezave që me mund na kanë sjell këtu ku jemi”, tha ai.