Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duron dhe zyrtaren e lartë të shërbimeve publike, Laura Shteto, të cilat kishin kërkuar një masë më të butë sigurie.

 

Duro u arrestua bashkë me Sheton më 2 qershor 2023. Dyshohet se sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë mori ryfshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë  ‘DRICONS’ në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

 

Të dyja zyrtaret akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

 

Hetimet për këtë çështje nisën nga disa përgjime të një dosjeje tjetër të hapur nga SPAK.