Një 55-vjeçar nga fshati Dukagjin i Ri, Krujë është arrestuar pasi dyshohet se është përfshirë në kultivimin e kanabisit në një tokë pranë shtëpisë së tij.

 

 

Gjatë kontrollit në banesën e 55-vjeçari S.H u gjetën dhe sekuestruan 208 fara kanabis të mbjella në kubikë, sasi lënde të dyshuar kanabis dhe një peshore elektronike.

 

Gjithashtu, gjatë kontrollit në afërsi të kësaj banese, u konstatuan tre ambiente të përshtatura për tharje të bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

 

 

Më herët, si rezultat i fazave të tjera të megaoperacionit të koduar “Territor i pastër”, janë gjetur dhe asgjësuar 9448 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

“Krujë/Finalizohet faza e 18-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë.

 

Parandalohet një rast i tentativës për të kultivuar bimë narkotike.

 

Zbulohen tre ambiente të përshtatura për tharjen e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

 

Sekuestrohen 208 fara të dyshuara narkotike kanabis, të mbjella në kubikë, sasi lënde narkotike kanabis dhe një peshore elektronike.

 

Vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.

 

Më herët, si rezultat i fazave të tjera të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 9448 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në vijim të megaoperacionit policor antikanabis “Territor i pastër”, bazuar dhe në inteligjencën informative, se një shtetas do të kultivonte bimë narkotike dhe se në afërsi të banesës së tij, kishte përshtatur ambiente për tharjen e saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet dhe kanë finalizuar fazën e 18-të të këtij megaoperacioni.

 

Në kuadër të kësaj faze u bë arrestimi i shtetasit S. H., 55 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

 

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. H., në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 208 fara të dyshuara narkotike kanabis, të mbjella në kubikë, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një peshore elektronike.

 

Gjithashtu, gjatë kontrollit në afërsi të kësaj banese, u konstatuan 3 ambiente të përshtatura për tharje të bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

 

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.