Shtyhet përsëri seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit.

 109 persona të plagosur dhe familjarë të viktimave kanë sjellë dokumente përfaqësimi në Gjykatë dhe SPAK do verifikojë nëse janë të dëmtuar nga vepra penale apo jo.

 

Në total gjykata kishte mbi 290 persona. Kryetari i shoqatës së viktimave të tragjedisë Feruzan Durda ishte i pranishëm.

Nga ana tjetër avokati i familjarëve deklaroi se prokurat janë bërë të viteve të ndryshme, nga viti 2011. “Nuk ka asnjë lloj problemi sepse janë procese gjyqësore që zgjasin”, tha avokati.

Ndërkohë seanca e radhës u la më 7 korrik./BW