Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gurakuq në Librazhd, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.

 

Sipas uniformave blu,  shtetasi I.S. 64 vjeç ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

 

Mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur shoferi i automjetit dhe 5 pasagjerët, mes tyre 3 fëmijë.

 

“Mesditën e sotme, në fshatin Gurakuq, shtetasi I. S., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

 

Nga ky aksident, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe shtetasit B. S., 38 vjeç, B. S., 33 vjeçe dhe 3 fëmijë të mitur, të moshave 9, 6 dhe 2 vjeç, pasagjerë në këtë automjet, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia.

 

Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.