Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dëgjon sot mbrojtjen e 9 të pandehurve për procesin e inceneratorin e Elbasanit.
Sipas KlanNews, pritet që Alqi Bllako, Lefter Koka dhe të tjerë të akuzuar të paraqesin kundërshtimet e tyre ndaj akuzave të ngritura nga SPAK.
9 të pandehurit akuzohen për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
Të pandehurit i kanë mohuar akuzat. Megjithatë, sot pritet që të bëhet mbrojtja vetëm për disa prej tyre. Në përfundim të mbrojtjes, GJKKO do të dalë me një vendim.