Deputeti Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Rama, se ai shpenzon para për udhëtime me avionë që kanë dhoma gjumi dhe me makina 500 mijë euro.

Berisha në një takim me të rinjtë, u shpreh se kryeministri vjedh shqiptarët dhe rrëmben votën e lirë.

 

Ndërsa për arrestimin e ish-zyrtares së shtetit, Alda Klosi, Berisha theksoi se ajo mbush kasafortat me para të vjedhura, ndërsa Rama mbush tunelet.

 

“Sipas KLSH  janë vjedhur 122 mld lekë, 97 mld është fondi i pagave. Vetëm me këto mund të dyfishoheshin rrogat, përkundrazi. Ai udhëton me avion me dhomë gjumi, shpenzon 22 mln euro me udhëtime, udhëton me vetura 500 mijë euro dhe thotë ma ka blerë partia, se partia e tij prodhon lekë.

 

Kryeson vetëm 19 mbledhje nga 48 mbledhje të qeverisë. Nuk i i intereson asgjë tjetër përveç pasurimit

 

Po pse Alda u mbush me para të vjedhura, sepse ministri i saj, nëse ajo mbush kasafortat, ministri i saj mbush dhomat, ndërsa Rama tunelet.

 

Pagoi vrasës për të vrarë opozitën. Cilin? Një nga personat më të fuqishëm. Kurrë një njeri që beson në vlerat e lirisë, nuk mund të imagjinojë të veprojë në mënyrë të tillë.

 

Kjo situatë, kjo dramë kombëtare që po luhet në vatrat e shqiptarëve, në rrugët e qytetit dhe fshatrat e këtij vendi, ka si antidodë guximin tuaj, idealet tuaja dhe vendosmërinë për të përmbysur një ditë e më  parë këtë regjim nga më të urryerit, nga më antishqiptarët që ka njohur ndonjëherë Shqipëria”, tha nder te tjera Berisha.