Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi sot pas mbledhjes së qeverisë, se Shqipëria është angazhuar maksimalisht për të realizuar detyrimet e saj në rrugën e integrimit evropian.

Duke iu përgjigjur interesit të medieve lidhur me qëndrimet e Greqisë për sa i takon çështjes së dënimit nga GJKKO të Fredi Belerit, Hasani u shpreh se qeveria shqiptare respekton vendimet e gjykatave.

“Shqipëria do të vazhdojë të respektojë maksimalisht vendimet e gjykatave. Do të vazhdojë të mbështes punën për reformën në drejtësi dhe do të vazhdojë të kryej të gjitha detyrat që ka në ngarkim për integrimin në BE. Çdo koment tjetër është i panevojshëm”, nënvizoi Hasani./ata