Banka Qendrore e Türkiyes ka rritur të enjten normën e interesit nga 8,5 pikë përqindje në 15 pikë përqindjeje.
Pas rizgjedhjes në maj, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan solli Mehmet Simsekun si ministër të ri të Financave dhe të Thesarit si dhe bankieren me përvojë Hafize Gaye Erkan si Guvernator të Bankës Qendrore të Türkiyes.
“Komiteti vendosi të fillojë procesin e shtrëngimit monetar për të vendosur sa më shpejt kursin e dezinflacionit, për të ankoruar pritjet inflacioniste dhe për të kontrolluar përkeqësimin e sjelljes së çmimeve”, tha banka në një komunikatë.
“Ndërsa inflacioni në botë ka qenë në rënie, ai mbetet shumë mbi mesataret afatgjatë. Si rezultat, bankat qendrore në gjithë globin vazhdojnë të marrin masa për të ulur inflacionin.”
Lëvizja e bankës erdhi më pak se një muaj pas emërimit të ministrit të ri, i cili më parë theksoi nevojën për politika fiskale dhe reforma strukturore. “Komiteti do të përcaktojë normën e politikës në një mënyrë që do të krijojë kushte monetare dhe financiare të nevojshme për të siguruar një rënie të prirjes bazë të inflacionit dhe për të arritur objektivin e inflacionit prej 5 për qind në afat të mesëm”, thuhet në komunikatë.
"Shtrëngimi monetar do të forcohet më tej aq sa nevojitet në kohën e duhur dhe graduale derisa të arrihet një përmirësim i ndjeshëm i perspektivës së inflacionit",/TRT