Filipinet kanë zbuluar një rast të ri të virusit mpox, i pari që nga dhjetori i vitit të kaluar, thanë autoritetet shëndetësore këtë të hënë.

Pacienti është një burrë 33-vjeçar, i cili nuk ka udhëtuar jashtë vendit, njoftoi Agjencia shtetërore e Lajmeve Filipine, duke cituar Departamentin e Shëndetësisë (DOH).

Rasti i fundit me mpox u raportua në dhjetor 2023, tha DOH, duke shtuar se të gjitha rastet e mëparshme janë izoluar, trajtuar dhe rikuperuar.

“DOH do ta bëjë procesin e testimit sa më të përshtatshëm që të jetë e mundur, në mënyrë që rastet e dyshuara të identifikohen shpejt dhe të lejohen të qëndrojnë në shtëpi,” tha Sekretari i Shëndetësisë Teodoro Herbosa.

 

OBSH e ka shpallur virusin mpox një “urgjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”.

Që nga fillimi i vitit 2024, mbi një duzinë vende afrikane kanë raportuar sëmundjen, me Republikën Demokratike të Kongos që përbën më shumë se 90% të rasteve të raportuara.

I njohur më parë si lija e majmunit, mpox është një sëmundje virale që mund të përhapet përmes kontaktit të ngushtë, si dhe përmes materialeve të kontaminuara si çarçafët, veshjet dhe gjilpërat, sipas OBSH-së.
/EuroNews