Një person është gjetur pa shenja jete brenda një makine në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.
Mediat vendase shkruajnë se lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj.
Ai ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 11:40.
“Rreth orës 11:40 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë në një makinë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Elezaj.