Në një deklaratë të rrallë publike në lidhje me shëndetin e Princeshës së Uellsit, Kate Middleton, e cila po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese për kancerin, Princi William tha të premten se gruaja e tij “po shkon mirë”.
jatë një vizite në spitalin në Ishujt Scilly, pranë Cornwall, trashëgimtari e fronit britanik u pyet për shëndetin e Kate, duke theksuar se ajo “po shkon mirë, faleminderit”.
Kate njoftoi në mars se pas operacionit abdominal në fillim të këtij viti, ajo ishte diagnostikuar me kancer.
Në atë kohë ajo tha se ishte mirë, por zyra e çiftit mbretëror sqaroi se ajo nuk do të bënte përditësime të rregullta për shëndetin e saj dhe nuk do të kthehej në detyrat publike derisa mjekët të vlerësonin se gjendja e saj e lejonte këtë./GazetaShqiptare