Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (neto), u realizuan në masën 18.6 miliardë lekë, 2 miliardë lekë ose 12% më shumë se 5 mujori 2022, si dhe 196 milionë lekë ose 1.1% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 5 mujorin 2023.

 

Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në import për 5 mujorin rezultojnë 58.2 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë ose 1.9 % më pak se një vit më parë, si dhe 178 milionë lekë ose 0.3% më shumë se plani për 5 mujorin 2023.

 

Rimbursimet për periudhën 5 mujore 2023 janë 7.6 miliardë lekë, 2 miliardë lekë ose 35.6% më shumë se 5 mujori 2022, si dhe 664 milionë lekë ose 9.6% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 5 mujorin 2023.