Investimet për rehabilitimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit kanë ripërtërirë sipërfaqe të tëra tokash bujqësore, ndërsa skemat mbështetëse nga qeveria kanë nxitur fermerët të shtojnë sipërfaqet e mbjella.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna e përditshme për rehabilitimin e sistemit kullues, në fshatin Darëzezë si dhe në fshatra të tjerë të Fierit.
Falë punës kolosale të bërë në gjithë këto vite për rehabilitimin e sistemit kullues e vaditës, në zonën e Myzeqesë ka më shumë kanale të riaktivizuara, më shumë toka të ujitura dhe më shumë prodhime cilësore.
Përveç investimeve në bujqësi, skema e naftës falas është një nga masat më të mirëpritura për fermerët, pasi i jep atyre mundësi të ulin kostot e prodhimit dhe të rrisin përdorimin e mekanizimit, aq më tepër në këtë periudhë të vështirë të krijuar nga rritja e çmimeve të mallrave të importuara./ata