Stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut në një pjesë të madhe të Gjermanisë përmbytën rrugët dhe detyruan mbylljen e disa rrugëve kryesore hekurudhore.

 

Shërbimi kombëtar i motit i Gjermanisë kishte paralajmëruar në fillim të kësaj jave për stuhi të forta me sasi të konsiderueshme reshjesh, të cilat goditën ditwn e enjte.

 

Në qytetin perëndimor të Duisburgut, shërbimi zjarrfikës tha se shpëtoi disa njerëz nga makinat që ngecën në rrugët e përmbytura.

 

Mediat e huaja, bëjnë me dije se nuk ka pasur asnjë të lënduar nga stuhitë dhe përmbytjet.

 

Dyqanet dhe rrugët janë përmbytur në qytetin verior të Braunschweig, dhe ka pasur raporte të ngjashme nga Kassel. Në Hattersheim, afër Frankfurtit, pemët ranë mbi shtëpi dhe makina, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.

 

Operatori kombëtar hekurudhor i Gjermanisë, Deutsche Bahn, tha se linja kryesore midis Hamburgut dhe Berlinit ishte e mbyllur për shkak të dëmtimeve të stuhisë.