Kryeministri britanik, Rishi Sunak do të prezantojë ligje të reja të rrepta këtë javë në përpjekje për të frenuar atë që ai e quan ‘farsa e të drejtave të njeriut’ e cila u lejon migrantëve të paligjshëm t’i rezistojnë dëbimit në Britania e Madhe.

 

 

Teksa u shpreh se e ka bërë çështjen e ndalimit të migreantëvetë paligjshëm njëndër pesë prioritetet e ti bëri thirrje që të tjerë emigrantë të mos mendojnë të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar pasi nuk do lejohen të qëndrojnë.

Sot Sunak pritet të ketë një bisedë telefonike me Macron ku çështja kryesore e bisedimeve pritet të jetë ajo e ndalimit të emigrantëve të paligjshëm.

 

“Migrimi i paligjshëm nuk është i drejtë për taksapaguesit britanikë, nuk është i drejtë për ata që vijnë këtu ligjërisht dhe nuk është e drejtë që bandat kriminale të lejohen të vazhdojnë tregtinë e tyre imorale. Unë jam i vendosur të mbaj premtimin tim për të ndaluar anijet. Pra, mos bëni gabim, nëse vini këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndroni”-tha Sunak.

 

Ndërkohë më shumë se 160,000 emigrantë në Britaninë e Madhe janë në pritje të vendimeve për kërkesat e tyre për azil, me një të pestën e të gjithë aplikantëve që vijnë nga Shqipëria. Siç është deklaruar edhe më herët nga ministri britanik për migracionin, shqiptarët të cilët do të mbërrijnë ilegalisht në Britaninë e Madhe do të depërtohen menjëherë drejt Shqipërisë.