Eva Buzo ka shfaqur problemet e para gjatë sfidës për kalimin me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës.
Prej rreth 27 orësh në det të hapur, Eva Buzo mësohet se ka probleme në të folur, madje nuk mund të flasë pasi gjuha i është e enjtur nga kripa e tepërt në pjesën e gojës.
Aktualisht Buzo ndodhet disa milje larg Karaburunit në det të hapur dhe ekipi që e shoqëron është duke monitoruar gjendjen e saj.