Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Joseph Borrel kërkon zgjedhje të reja në katër komunat në veri të Kosovës.

 

 

Pas takimeve të zhvilluara në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, Borrell në një deklaratë për mediat tregoi për diskutimet në tryezë.

 

“Jam takuar me Kurtin së pari. Katër kryetarët përkohësisht të tërhiqen. Serbia të sigurojë që protestuesit të tërhiqen nga objektet komunale, njëkohësisht të tërhiqen forcat policore.

 

 

Të shpallen sa më shpejt zgjedhjet, me pjesëmarrje të plotë. Me pjesëmarrje edhe të Serbëve. Pastaj të vazhdojmë përmes dialogut të negocionuar nga Bashkimi Europian”.

 

Për aktet e dhunës duhet të ketë ndëshkime, por kjo çështje i takon gjyqësorit, tha Borrell. Duke folur për tre policët e Kovës, të kapur nga Serbia, ai tha se i ka kërkuar presidentit serb lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte si dhe hetim për ngjarjen.

 

“Kemi qenë shumë të qartë që nuk mund të ketë pandëshkueshmëri për aktet e dhunës, po kjo çështje i duhet lënë gjyqësorit. Takimi i sotëm është fokusuar kur dhe si, pasi të çtensionohet situata në terren. Kam nxjerrë në tryezë propozime konkrete të bazë të kushteve të përmendura nga BE. Duhet të dimë si të vazhdojmë, cilat janë alternativat.

 

Arrestet arbitrare janë të papranueshme. Eulex do të ketë një rol më solid në monitorimin e situatës. I kam kërkuar Vuçiçit që tre policët e mbajtur në Serbi të lirohen menjëherë dhe pa kushte. Kam kërkuar hetimin e menjëhershëm të kësaj situate”.

 

Të dyja palët duhet të zbatojnë zotimet e tyre, shtoi Borrell.