Ushtria izraelite bastisi qytetin Tubas në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, një njësi speciale e ushtrisë bastisi qytetin dhe vendosi snajperët e saj në ndërtesa.
Thuhet se forcat izraelite rrethuan një ndërtesë. Një përleshje shpërtheu mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve të cilët reaguan ndaj bastisjes. Ushtarët përdorën plumba të vërtetë dhe plumba gome kundër palestinezëve.
Forcat izraelite gjithashtu bastisën kampin e refugjatëve Al-Amari pranë Ramallahut këtë mëngjes dhe vranë një fëmijë palestinez.
Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite nisi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./aa