ryeministri Edi Rama, ka ripërsëritur apelin për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe.

 

 

Rama u shpreh se nëse nuk kthehen në shtëpi 3 policët nuk mund të ketë përparim të dialogut mes dy vendeve.

 

 

“Policët mbahen në burg në Serbi, nuk ka përparim në dialog pa kthimin e tyre në shtëpi. Nuk mund të ketë normalitet as në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Serbisë për sa kohë Serbia nuk i hep fund heqjes së lirisë së tre policëve, kur ata nuk kanë kryer asnjë krim. Dhe nëse e kanë kaluar kufirin sikur ta marrin të mirqenë njerëzit arrestohen , pyeten dhe kthehen pas. Mbajtja e tyre në burg e pajustifikueshme dhe e papranueshme. përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore për mbajtjen pa asnjë të drejtë të 3 policëve të një shteti tjetër duke ngritur zërin, por arrestimin e një personi tjetër, nuk i përgjigjen në mënyrë simetrike shkeljeve të të drejtave të bashkëkombase të një shteti tjetër. Duhet bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, EULEX, KFOR dhe aty ku është origjina e kësaj problematike”, tha Rama.

 

Gjithashtu Rama paralajmëroi se klima e tensionit po rritet me orë “duke rrezikuar seriozisht një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në Veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë, çka do të ishte një katastrofë në mes të së cilës do të përfshihej paevitueshmërisht KFOR-i”.