Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ritheksuar pikat e marrëveshjes së dialogut Kosovë-Serbi, të cilat lidhen me policët e rrëmbyer nga njësitet speciale serbe brenda territorit të Kosovës, për uljen e tensioneve, zgjedhjet e reja, si dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë.

 

Përmes një postimi në twitter kryeministri Kurti tregoi mbi ecurinë e takimit në Bruksel, me shefin e Politikës së Jashtme e të Sigurisë të BE-së, Josep Borrell, si dhe me emisarin special të BE-së për dialog Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ai ritheksoi edhe njëherë pikat e shtruara në takimin me Borrellin e Lajçakun që lidhen me policët e rrëmbyer nga njësitet speciale serbe në territorin e Kosovës, për uljen e tensioneve, zgjedhjet e reja, si dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë.

 

“U takova me Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, por me presidentin e Serbisë, i cili refuzoi të marrë pjesë. Unë dhashë provapër rrëmbimin e tre policëve tanë, të mbajtur për më shumë se një javë, si dhe diskutova de-eskalimin, zgjedhjet e reja dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, ka shkruar Kurti në Tëitter.

 

Ndryshe në takimin e së enjtes në Bruksel, sikundër bëhet e ditur edhe nga zyra e Kreyministrit, takimi nuk ka qenë trepalësh, ngase ka munguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka refuzuar takimin.