Shefi i Reanimacionit në Vlorë, Edmond Breshani ka treguar për gjendjen shëndetësore të Eva Buzos, avokates me pasion të madh për notin që kishte ëndërr të bashkonte tokën shqiptare me atë italiane.

Breshani tha se Eva ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, është konshiente por me pak ethe nga lodhja.

 

“Sapo ka mbërritur, ka rreth gjysmë ore që ka ardhur nga deti. Aktualisht është në gjendje stabile nga ana hemodinamike. Është konshiente, pak e lodhur dhe me pak ethe nga lodhja. Por treguesit janë normal. Tensioni alteral, pulsi dhe treguesit e tjerë të gjendjes së përgjithshme janë mirë”– tha Breshani.

 

 

I pyetur se në çfarë gjendje u paraqit në spital, mjeku tha se Eva kishte shumë dridhje për shkak të të ftohtit, lodhjes dhe humbjes së lëngjeve, por po merr trajtimin e nevojshëm dhe do t’i duhet rreth 4 orë për të marrë veten.

 

“Erdhi në një gjendje me dridhje nga të ftohtit dhe lodhja. Kishte humbje lëngjesh ndoshta edhe për shkak të metabolizmit që është i shtuar për arsye të sforcos. Do t’i duhet rreth 4 orë për të marrë veten. Ne tashmë jemi duke e mbajtur me likuide, kompresa të ngrohta dhe ambient të freskët.

 

Në momentet e para që ka ardhur këtu, ajo mund të artikulonte por ne nuk komunikuam shumë sepse nuk donim ta lodhnim. Megjithatë, tentonte t’iu përgjigjej pyetjeve. Ishte në gjendje të lodhur jo se vuante nonjë problem shëndetësor. Kishte shenja në trup nga lodhja, nga goditja, nga pickimet që mund të ketë pasur, kishte disa njolla kinotike në trup. Nuk kishte nxirje, vetëm skuqje”- tha mjeku.

 

Sakaq, trajneri i të resë shqiptare që mbikqyri të gjithë rrugëtimin vuri në dukje vështirësitë e kësaj sfide, duke shtuar se Eva Buzo tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.

 

“Të kalosh 35 orë në ujë, në fakt është… Asgjë nuk ndodhi në det. Ju thash djema, ju duhet të flisni me të për këtë gjë. Për gjendjen e saj shëndetësore mos më pyesni mua, duhet të pyesni mjekët. Por ajo është mirë. Është mirë, nuk ka asnjë problem. Thjesh po kontrollon kohën, por tashmë nuk ka asnjë problem tjetër”- tha trajneri i Buzos.