Reshjet e dëborës dhe shiut kanë përfshirë qarkun e Korçës gjatë natës. Temperaturat në këtë zonë shkojnë në vlerat 0 gradë deri në 2 gradë.
Në rrugën e Dardhës dhe të Voskopojës, zona në një lartësi mbi 1150 metra mbi nivelin e detit ka reshje dëbore, trashësia e së cilës arrin nga 3 deri në 5 centimetra.
Në rrugët e qarkut është punuar me mjete borëpastruese dhe është hedhur kripë. Deri më tani në akset rrugore nacionale dhe turistike nuk ka pasur probleme.