Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi kishte ndërtuar pa leje objektin 2-katësh në plazhin e Tales.

 

Sipas informacioneve zyrtare, objekti ishte ndërtuar për akomodimin e pushuesve por pa lejen e organeve kompetente.

 

Për këtë arsye është arrestuar shtetasi N.GJ. i cili akuzohet për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

 

“Në plazhin e Tales, është konstatuar një objekt dykatësh, me dhoma për akomodimin e pushuesve, në pronësi të shtetasit N. Gj., objekt i ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.

 

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u vu në pranga shtetasi N. Gj., 55 vjeç, banues në Tale, Lezhë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

 

Kontrollet dhe verifikimet për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe veprave të tjera penale kundër mjedisit, vijojnë”, tha policia.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./