Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nga Korça tha se Kosova dhe Bosnje Hercegovina janë dy vende të brishta në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut duke qenë pjesë e NATO janë shumë më të sigurta.

 

 

Peleshi e shikon si rrugën e vetme të zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë rrugën e dialogut.

 

Nga ana tjetër Peleshi u ka kërkuar palës serbe lirim e menjëhershëm të tre policëve kosovarë, ndërkohë që ka shtuar se nuk duhet të ketë parakushte për të shkuar drejt tavolinës së dialogut.

 

 

I pyetje për situatën e pak ditëve më parë në MEK, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se ndërhyrja e policisë ka qenë konform gjithë ligjeve të shtetit shqiptar dhe nuk mund të lejojmë krijimin e ishujve të vegjël ku tejkalohet ligji shqiptar.

 

“Normalisht që në këtë komunitet do të vijojmë të jemi vend pritës dhe do të plotësojmë gjithë angazhimet humanitare që kemi ndërmarrë por pa shkelur asnjë ligj të shtetit shqiptar”, tha ai.

 

Me tej Peleshi duke u ndaluar në Republikën Islamike të Iranit tha se asgjë nuk do të mund të justifikojë atë që Irani ka orkestruar si sulm kibernetik ndaj shtetit shqiptar ndaj e për këtë ndërprerja me marrëdhëniet diplomatike me Iranin ka qenë një veprim i drejtë i qeverisë shqiptare dhe i guximshëm për shkak se Irani ngelet një fuqi në botën kibernetike.

 

“Ne do të reagojmë në çdo moment qe cenohet siguria kombëtare. Pas atij sulmi jo të suksesshëm nga ana e Iranit shteti shqiptar ka ndërmarrë disa masa në sigurinë kibernetike për të mbrojtur të dhënat tona digjitale. Dekurajojmë çdo forcë desktruktive që t’i afrohet Shqipërisë pasi Shqipëria është vend i NATO-s, ne reagojmë me trimëri dhe forcë kur cenohet siguria kombëtare”, shtoi Peleshi.