Finalizohet faza e 19-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, ndërsa janë asgjësuar 362 bimë kanabisi, të mbjella në kubikë.

 

 

Mësohet se droga u gjet në fshatin Kroi i Madh të Krujës.

Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Operacioni i kontrollit të territorit vijon.

 

 

 

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet faza e 19-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Fnsh Tiranë. Më parë si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 9448 bimë narkotike cannabis sativa dhe 208 fara të dyshuara kanabis, të mbjella në kubikë. Gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 19-të të megaopacionit, në fshatin Brret dhe në fshatin Kroi i Madh, Krujë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Fnsh Tiranë, u gjetën dhe u asgjësuan 362 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

 

Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Operacioni i kontrollit të territorit vijon.