Policia e Fierit njoftoi mëngjesin e sotëm zhdukjen nga banesa të një 14-vjeçare.

 

E mitura ka humbur gjurmët prej së enjtes, ndërsa babai ka denoncuar zhdukjen e saj në komisariatin e policisë në Patos.

 

“Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. M., 39 vjeç, banues në Patos, se në datë  22.06.2023 është larguar nga banesa vajza e tij 14 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 14-vjeçares”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

 

14-vjeçarja me inicialet J.M. është larguar prej tre ditësh me një valixhe nga shtëpia. Sipas prindërve vajza ka mbyllur telefonin dhe që prej mesditës së djeshme ka shkëputur çdo formë komunikimi me ta.

 

Ata gjithashtu shprehen se vajza është parë në terminalin e Fierit ku është larguar drejt Tiranës.

 

Prindërit Artjan dhe Luiza Metaj bëjnë apel njëzëri që vajza të kthehet sa më parë në shtëpi.

 

E mitura është nxënëse e klasës së tetë në shkollën 9-vjeçare “Koli Dimo” në Frashër.