Një 34-vjeçar banues në Tiranë është vënë në pranga pasi ka kërcënuar me fjalë një grua, që ajo të tërhiqte kallëzimin ndaj babait të tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit L. S. u gjetën dhe u sekuestruan disa dokumente të dyshuara të falsifikuara.
Është arrestuar një 34-vjeçar tjetër E. M në Tiranë i cili ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.
Gjithashtu një 22-vjeçar A.A banues në Tiranë, është vënë në pranga pasi ka vjedhur një motomjet elektrik, te sheshi “Nënë Tereza”.
Në Tiranë janë arrestuar edhe disa disa persona për shkelje të rregullores rrugore.
– A. M., 22 vjeç, banues në Prishtinë, u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
– D. Z., 30 vjeç, banues në Tiranë, u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
– A. D., 54 vjeç, banues në Tiranë, u kap duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.