Përse shpërtheu “Titani”, nëndetësja që bënte shëtitje në mbetjet e “Titanikut”? Ekspertët bien dakord se materialet dhe dizajni i saj kanë lidhje me shpërthimin.
Trupi i mjetit ishte bërë më i gjatë në mënyrë që të kishte hapësirë për më shumë vizitorë, por jo vetëm.
“Gjithashtu, ata e kanë bërë atë pa përbërësit e duhur, pasi zakonisht trupi i mjetit bëhet me titanium. Përbërësit janë materiale shumë të forta dhe afatgjata, por ne kemi disa raste përmes të cilave është faktuar se ato dështojnë lehtësisht ndryshëm nga materialet e tjera”, thotë Jashper Graham Jones, inxhinier marine.
Hollësia e trupit të nëndetëses, që ishte rreth 12 centimetra, ka ngritur gjithashtu dyshime duke marrë parasysh presionin që duhet të përballojë.
Për më tepër, mjeti në të cilin po udhëtonin 5 persona kur ai shpërtheu, nuk kishte marrë asnjë lloj aprovimi për përdorim.