Goditën me send të fortë (çekiç), një 41-vjeçar, vihet në pranga njëri prej autorëve, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

 

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me sende të forta, në fshatin Thumanë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

 

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin L. J., 25 vjeç, banues në Thumanë.

 

Gjithashtu, po punojnë për kapjen e shtetasit A. J., 34 vjeç, banues në Thumanë.

 

Shtetasit L. J., dhe A. J., (vëllezër), për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, janë konfliktuar me shtetasin A. H., 41 vjeç, banues në Thumanë, të cilin e kanë goditur me send të fortë (çekiç).

Si pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sendi i fortë (çekiçi) i përdorur gjatë ngjarjes.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.