Një 20 vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës është arrestuar ditën e sotme.

 

I riu Gledis Cara në datë 2 qershor braktisi automjetin që drejtonte të mbushur me 5 emigrantë të paligjshëm të cilët tentoi t’i transportonte drejt Tiranës në këmbim të shumave të parave.

 

Në vendin e quajtur ‘Kthesa e Memaliaj’, pasi ka parë praninë e policisë, 20 vjeçari ka braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes.