Teksa gjatë fundjavës dhe këtë të hënë kemi shijuar ditët me diell dhe temperaturat e larta në ditët në vijim do të rikthehen resghjet e shiut.

 

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, kushtet e motit do të ndryshojnë, sidomos në mesin e javës, kur pritet të ketë reshje dhe shtrëngata shiu.

 

Ndryshe nga fundjava që temperaturat arritën deri në 30 gradë Celsius, prej ditës së mërkurë, vlerat maksimale do të ulen me disa gradë.

 

Meteorologët thonë se edhe dita e dielë që përkon me zgjedhjet vendore, pritet të shoqerohet me reshje dhe mot të freskët.

 

Sakaq, pas datës 16 Maj do mbizotërojnë ditët me diell dhe temperaturat e larta.