Gjashtë pronare, e menaxherë janë proceduar penalisht për prishje të qetësisë publike duke vendosur muzikë të lartë në ambientet e lokaleve të tyre.
Bëhet me dije se procedimi ka nisur për shtetasit E. D. dhe T. N. pronari dhe menaxheri i këtij lokali, si dhe për 2 muzikantë në këtë lokal, shtetasit J. P. dhe A. R., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI:
DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin e ndotjes akustike në të gjithë qarkun.
Gjatë kontrolleve, konstatohen në paligjshmëri 3 subjekte, 2 prej tyre në Dhërmi dhe 1 në Vlorë.
Procedohen penalisht 6 shtetas, pronarë, menaxherë dhe muzikantë në këto 3 subjekte, që prishën qetësinë publike duke vendosur muzikë të lartë, në ambientet e lokaleve të tyre.
Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën.
Shërbimet e komisariateve të Policisë Vlorë dhe Himarë, si rezultat i kontrolleve gjatë natës, për parandalimin e shqetësimit të qytetarëve dhe pushuesve, nga ndotja akustike që është pasojë e muzikës së lartë në subjekte të ndryshme argëtimi, kanë konstatuar 3 raste të tjera të paligjshmërive në këtë fushë.
Në Vlorë, në një lokal në lagjen “Uji i Ftohtë”, është konstatuar muzikë e lartë, në tejkalimin të përcaktimeve ligjore mbi nivelin e zhurmave.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit E. D. dhe T. N. pronari dhe menaxheri i këtij lokali, si dhe për 2 muzikantë në këtë lokal, shtetasit J. P. dhe A. R., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim.
Në Drimadhes, në 2 subjekte, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë, në tejkalim të orarit të përcaktuar.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 menaxherët e këtyre subjekteve, shtetasit E. T. dhe Dh. T., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Në të tria rastet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisjet që gjeneronin muzikën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.