Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Bradashesh të Elbasanit, ku dy kamionë janë përplasur me njëri-tjetrin.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në oborrin e firmës “Kurum”, ku shtetasi kosovar N. I., 63 vjeç, gjatë kryerjes së një manovre, ka përplasur një kamion të parkuar.

 

Si pasojë e këtij aksidenti mësohet se ka mbetur i plagosur një tjetër shtetas kosovar, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spital.

 

“Në oborrin e firmës “Kurum”, në fshatin Bradashesh, automjeti kamion me drejtues shtetasin kosovar N. I., 63 vjeç, gjatë kryerjes së një manovre, ka përplasur një automjet kamion të parkuar.

 

Për shkak të goditjes, aksidentalisht është dëmtuar shtetasi kosovar S. S., 56 vjeç, i cili ka qenë në afërsi të kamionit.

 

56-vjeçari është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Me shtetasin N. I. po kryhen veprimet procedurale”, tha policia.

 

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.