Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

 

Një i moshuar i identifikuar me iniciale M. H., rreth 80 vjeç, është mbytur aksidentalisht në det.

 

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

“Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi M. H., rreth 80 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.