Ditën e sotme tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe në veri të vendit, do të dalin përsëri para gjykatës në Kralevë.

 

Tre policët kishin dalë para gjykatës edhe më 16 qershor ku ndaj tyre ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

 

Rrëmbimi i tre policëve kishte rritur edhe më shumë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Qeveria e Kosovës ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve duke thënë se ata janë rrëmbyer thellë brenda territorit të Kosovë dhe se Serbia ka kryer agresion ndaj vendit.