Pas arrestimit të kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës, Bredi Beleri, nën akuzën e blerjes së votave për zgjedhjet e 14 majit, ambasadorja greke Konstantina Kamitsi ka shkuar në ministrinë e Punëve të Jashtme.
Mësohet se ambasadorja është takuar me një drejtor në ministri, ndërkohë që Kamitsi ka qëndruar për disa minuta në këtë institucion.
Raportohet se ambasadorja greke ka shprehur shqetësimin e palës greke lidhur me arrestimin e Belerit.